Një hall familjar! Ti je ai/ajo që:
Me cilin nga këta pjesëtarë të familjes je më shumë i/e lidhur?
Si i ke punët me dashurinë?
A ke fiksime të çuditshme?
Ka ndodhur një debat. A del shpejt nga situata?
Cila nga fjalitë të përshkruan më mirë?
Kur dy persona konfliktohen, ti:
A je njeri dyshues?
Në orën tënde perfekte, ti je duke:
A je njeri i papërgjegjshëm?
EDI
Gjëja më e rëndësishme për ty në jetë është familja. Je pak njeri i ngjitur pas mamit, por fundja kush nuk është thuaj. Bën si ekspert/e lidhjesh dhe nuk heziton të japësh këshilla të vyera, por për veten nuk është se të ecën vaj. Mos ndoshta se dashurohesh shumë shpesh? Ndoshta.
BERTI
Ti bën si njeri i përgjegjshëm, por të gjithë e dimë që ke shpirt fëmije. I merr gjërat me lehtësi dhe ke dëshirën t’u shkosh deri në fund fiksimeve të tua, qofshin këto edhe idiotësira. Je shumë i/e dhënë pas familjes dhe jashtëzakonisht i/e përkushtuar në një lidhje. Por kujdes pak me shpirtin aventurier.
BELA
Ti nuk ke lidhje me të qenurit njeri i/e llastuar, por kjo s’do të thotë që nuk grindesh. Zakonisht ndodh që konfliktohesh sepse të pëlqen të fitosh gjithmonë ti. Je njeri i kujdesshëm dhe korrekt, por shumë dyshues. Nuk të shpëton asgjë.
FATJONI
Ti në thelb je njeri i çiltër, por ke pas komplekse sidomos kur vjen puna te çështjet e dashurisë. Nxitohesh shpesh, mirëpo ke dëshirën t’i rregullosh gjërat. Je pakkkk i/e papjekur, por në fund të ditës bën çfarë të do zemra.
DORA
Si njeri i çiltër, një nga pasionet më të mëdha që ke është të bashkosh dhe pajtosh njerëzit. Ti i urren konfliktet, fundja kush gjeti mirë nga debatet e kota? Kur nuk je duke bërë botën një vend më të mirë, je duke shijuar ushqim.